Regjistrimi në platformë

Për tu regjistruar në platformën e kurseve online të KEC duhet të kryeni këtë procedurë të treguar në vazhdim.

1.       Hapni faqen e kurseve online të KEC në adresën në web: https://kec-elearning.org

2.       Në faqen e hapur klikoni në butonin New account.


 3.       Do të hapet faqja:


në të cilën do të regjistroni të dhënat që kërkohen, si është treguar në figurën në vazhdim.

4.       Për username mund të zgjidhni email adresën tuaj (nëse keni), ose çfarëdo vargu simbolesh që përbëjnë shkronja të vogla dhe numra. Një zgjedhje e shpeshtë për username është emri dhe mbiemri juaj në formën emri.mbiemri ose emrimbiemri. Passwordi që regjistroni duhet të ketë së paku 8 simbole ndër të cilat duhet të keni së paku një shkronjë te madhe, një shkronjë të vogël, një numër dhe një simbol si *, - ose #.

Fushat që kanë pranë vetes nje pikëçuditëse në rreth  janë fusha që duhet plotësuar.


5.       Në fushën gender zgjidhni Female ose Male nga mundësitë e ofruara.

 6.      Klikoni ne I’m not a robot. (Nëse duhet zgjidhni detyrën e dhënë e cila kërkon nga ju të zgjidhni fotot që plotësojnë një kusht. Pasi ti keni zgjedhur fotot që plotësojnë kushtin klikoni në Verify).



7.       Klikoni në butonin Create my new account


 8.       Do të hapet faqja si në figurë


9.    Hapni aplikacionin që përdorni për email

10.   Porosia e pranuar përmban linkun për konfirmim të llogarisë


11.   Klikoni në linkun e dhënë. Nëse nuk ndodhë asgjë, kopjoni linkun e dërguar në shiritin e adresës së browserit tuaj dhe shtypni Enter


12.   Do të hapet faqja


13.   Klikoni në butonin Continue për të vazhduar përdorimin e platformës.

14.   Nëse dëshironi, verifikoni përdoruesin e ri duke hapur menynë në skajin e djathtë të epërm